Republika e Kosoves

Malishevë

Komuna e Malishevës dhe Kompania Regjionale për Mbeturina (KRM) në Prizren, nënshkruajnë Kontratë publike

2021/04/01 - 3:51

Malishevë, 1 prill

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, me bashkëpunëtorët, drejtorin për shërbime publike, Milazim Morina dhe udhëheqësin e Prokurimit, Nuhi Shala, pritën në takim pune, Kryeshefin e Kompanisë Regjionale për Mbeturina (KRM) ” EKO Regjioni”, me seli në Prizren,  Nehat Basha.

Qëllimi i kontratës publike është,  grumbullimi, tansporti i mbeturinave dhe mirëmbajtja e pastërtia në hapësirat publike të Komunës së Malishevës.

Të dyja palët, biseduan për kushtet e kontratës, punët që duhet të realizohen sipas dokumentit në fjalë dhe në fund nënshkruankontratë – marrëveshjen.