Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

Komuna e Malishevës shpërblehet me grantin e Përformancës për ”Mjedis të Pastër”, me 250 mijë e 770 euro

2021/11/25 - 4:22

Prishtinë/Malishevë, 25 nëntor

Në kuadër  të ” Javës Evropiane për reduktim të mbetjeve të mbeturinave” , dhe për një ” Mjedis të Pastër” e cila u mbajt sot në Prishtinë nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor Mjedisit dhe Infrastrukturës, si dhe partnerëve të Bashkimit Evropian e të Qeverisë Gjermane, ku ishin të  ftuar , kryetarët e komunave fituese të këtij granti për ” Mjedis të Pastër”, mes të cilave  edhe Komuna e Malishevës.

Shpërblimin e grantit për përformancë dhe për ” Mjedis të Pastër”, për Komunën e Malishevës e pranoi, Drejtoresha e Administratës së Përgjithëshme të Komunës së Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj  që përfaqësonte, Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, këtë shpërblim ia dorëzoi, ministri i MPHMI, Liburn Aliu.

Më pas, shpërblimin e prformancës për ” Mjedis të Pastër”, drejtoresha në detyrë e Administratës së Përgjithshme komunale, Besartë Kryeziu – Ramaj ia dorëzoi, Kryetarit të ri të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratit.