Republika e Kosoves

Malishevë

Komuna e Malishevës, uron të gjithë nxënësit dhe arsimtarët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

2020/09/13 - 5:00

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës.

“Të dashur nxënës dhe arsimtar të Komunës së Malishevës, nesër fillon viti shkollor 2020-2021 dhe në emër të Komunës së Malishevës, ju urojmë të gjithëve një vit të suksesshëm.

Pas të gjithë këtyre vështirësive që kemi kaluar si komunë, ashtu sikur i tërë vendi me pandeminë, jemi jashtëzakonisht të kënaqur që nesër fillon mësimi në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, dhe shfrytëzojmë rastin që këtë gëzim tonin, ta përcjellim tek të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave tona, duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Rekomandim i ynë është që të zbatohen të gjitha masat e rekomanduara nga ana institucioneve tona shëndetësore dhe të arsimit”.

 

Ragip Begaj-Kryetari i Komunës së Malishevës

Blerim Thaçi-drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim