Republika e Kosoves

Malishevë

KPF- Mbajti mbledhjen e tetë të rregull

2020/10/16 - 3:08

Malishevë, 16 tetor

 

Sot, u mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilën e udhëhoqi, Kryesuesi i KPF-së, Rrahim Morina, ku para anëtarëve paraqiti rendin e ditës, pas diskutimit  nga pjesëmarrësit, nuk hyri në rend dite për t’u  shqyrtuar dhe rekomanduar për kuvend, kërkesa e parashtruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, për ndërrim destinim të pronës private me pronë shoqërore për lokacionin ku po ndërtohet shkolla në fshatin Panorc.

Ndërsa u miratuan pikat e  parapara për shqyrtim në KPF siç ishin dhe pas debati u rekomanduan për kuvend  këto pika.Shqyrtimi i Raportit  nëntëmujor Financiar për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë për Bujqësi  rreth mbjelljeve vjeshtore. Shqyrtimi i Raportit  të DKAE-së,  për përgatitjet dimërore nëpër shkolla.Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa,  për të  hyrat vetanake  Janar-shtator 2020, si dhe pikat e papërfunduar nga mbledhja e kaluar e KK të Malishevës u rekomanduan për mbledhjen e nëntë të KK-së.

Në fund u bë edhe shqyrtimi i kërkesave, të qytetarëve drejtuar KPF-së që ishin të natyrës shëndetësore dhe infrastrukturore,  ku anëtarët e KPF-së i aprovuan kërkesat.