Republika e Kosoves

Malishevë

KPF- Shqyrton Projekt-Buxhetit për vitin 2021

2020/09/16 - 5:09

Malishevë, 16 shtator

 

Në këtë mbledheje rendi i ditës u miratua pa ndryshime, pasi u bë shqyrtimi  dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -V- dhe mbledhjes së –VI- të KPF-së, filloi prezantimi i Projekt-Buxhetit  për vitin 2021, nga Drejtori, për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ku theksoi se për vitin 2021, buxheti do të jetë afro 15 milionë, si dhe shpalosi, projektet e realizuara për vitin 2020 dhe ato të cilat janë planifikuar për vitin 2021, ky  projekt buxhet pas debatit nga anëtarët e KPF-së u rekomandua për mbledhjen e re të Kuvendit.Më pas  u bë Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe  Shpëtim  për periudhën Janar-Qershor  për vitin 2020 si dhe Raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike për vitin 2020, ku u kërkuan plotësime me dokumente nga debatuesit.

Ndërsa në shqyrtimin e kërkesës nr.01/869 datë:04.9.2020 të parashtruar nga Kryetari i   Komunës,  për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e “Kullës së Ramadan Shabanit” në Kijevë, u kërkuan plotësim dokumentesh nga DKRS dhe nuk u rekomandua me tej.

Shqyrtimi i kërkesës nr.06/89 datë: 01.09.2020 të parashtruar nga Drejtoria për Gjeodezi,      Kadastër dhe Shërbim Pronësoro-Juridik në lidhje me rregullimin e parcelave brenda oborreve të shkollave, shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, rekomandohen për Kuvend.

Në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve disa u mbështetn por pati edhe kërkesa të cilat u refuzuan.