Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Begaj i jep përkrahje klubit të futbollit

2018/05/15 - 3:59

Malishevë, 15 maj

Kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me nënkryetarin Hajdin Berisha dhe drejtoreshën për kulturë, rini dhe sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, i kanë pritur në një takim, ekipin e futbollit të Malishevës, të cilëve ju kanë dhënë përkrahje për të vazhduar me garat, dhe së bashku me lojtarët, objektiv për sezonin e ardhshëm e kanë caktuar hyrjen në ligën e parë të Kosovës në futboll.

“Jam i kënaqur me rezultatin e juaj si klub, pasi në vitin e parë të garave në ligën e dytë, jeni renditur në vendin e tretë, edhe pse ka edhe dy javë deri në përfundimin e sezonit. Si një klub i ri, kjo është e arritur e kënaqshme dhe meritoni mirënjohje për këtë dhe unë besoj se shumë shpejt, ekipi ynë, do të jetë aty ku e vendin dhe e meriton, në ligën e parë të Kosovës. Ne si komunë, ju kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj punoni dhe mos u ndalni, sepse suksesi nuk do të mungoj”, ka thënë kryetari Begaj, duke ju drejtuar futbollistëve.

“Qëllim i yni i përbashkët është që të ecim para, sepse për nga potenciali dhe talenti, ekipi ynë e meriton të garoj në Ligën e parë dhe ky është objektivi ynë, që në sezonin e ardhshëm, të ngjitemi aty ku e keni vendin”, ju ka thënë lojtarëve, nënkryetari Hajdin Berisha.

Edhe drejtoresha Kryeziu-Ramaj, i ka inkurajuar futbollistët dhe ka premtuar përkrahje nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kryesia e klubit dhe lojtarët, e kanë falënderuar komunën, për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë sezonit.