Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Begaj ngushëllon familjet që humbën familjarët në aksidentin e sotëm në Bullgari

2021/11/23 - 1:10

Malishevë, 23 nëntor

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në emër të komunës dhe në emrin e tij, ka shprehur ngushëllime për familjet të cilët sot i kanë humbur familjarët e tyre në aksidentin që ka ndodhur në Bullgari. “Ne jemi me ju në këto momente të rënda për ju familje që i keni humbur familjarët e juaj në atë aksident tragjik. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Begaj.

“Ne si Malishevë, ju kuptojmë si ndiheni, sepse vite më parë kemi pasur përjetimin e njëjtë dhe e dimë se sa e rëndësishme është të qëndrosh pranë familjeve në këtë situatë. Ngushëllime për të gjitha familjet, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të Kryetari të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar familjeve në Maqedoninë e Veriut, me rastin e humbjes tragjike të familjareve të tyre.