Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Begaj, priti në takim ish vëzhguesin e EU-së, danezin Stig Skovbo

2019/01/05 - 3:06

Malishevë, 5 janar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, ish vëzhguesin e Unionit Evropian, Stig Skovbo,nga Danimarka,  me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Malishevë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes  të Malishevës dhe qyteteve në Danimarkë.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtarin danez, Stig Skovbo, për vizitën e tij dhe e ka njoftuar atë me zhvillimet në Komunën e Malishevës, të arriturat, sfidat dhe nevojat që ka Malisheva, si komunë.

Nga anë tjetër Stig Skovbo, është shprehur i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimet e përgjithshme në Malishevë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të krijuar lidhje në mes të Malishevës dhe vendeve në Danimarkë, me qëllim të krijimit bashkëpunimit të ndërsjellë.