Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Begaj, priti në takim komandantin e KFOR-it turk, kolonelin Bash

2019/02/06 - 4:50

Malishevë, 6 shkurt

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot komandantin e kontingjentit turk të KFOR-it, kolonelin Numan Bash. Ky takim ishte me karakter njoftues, pas marrjes së komandës së kontingjentit turk, nga ana e kolonelit Bash.

Kryetari Begaj, pasi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrë, e ka njoftuar ushtarakun turk, me Malishevën në tërësi, rrjedhat dhe zhvillimet në Malishevë, si dhe e ka falënderuar KFOR-in turk, për bashkëpunimin e mirë, si dhe për kontributin e Turqisë, gjatë luftës në Kosovë.

Edhe koloneli Numan Bash, komandant i kontingjentit të KFOR-it turk, ka thënë se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen, ndërsa për Kosovën ka thënë se  “edhe pse një vendi vogël, i ka njerëzit shumë të mirë dhe se ndihet shumë mirë këtu”.