Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Begaj priti në takim nënkryetarin e qarkut Dachau të Gjermanisë, Helmut Zech

2018/04/13 - 6:23

Malishevë, 13 prill

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka pritur  në një takim, nënkryetarin e  qarkut të Dachau, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy Malishevës dhe Dachau dhe komunave në këtë qark, që gjendet në rrethinën e Bavarisë në Gjermani. Nënkryetari i qarkut të Dachau, Helmut Zech, këto ditë është duke qëndruar në Kosovë.

Pasi i uroi mirëseardhje në Malishevë, kryetari Begaj, e ka njoftuar mysafirin nga Gjermania, me Malishevën në përgjithësi, me historikun e komunës, popullsinë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, si dhe për formën e organizimit lokal.

Në këtë takim shumë miqësor, Begaj dhe Zech, u pajtuan për bashkëpunim në fusha me interes për të dy qytetet, si dhe për përkrahje në fusha të caktuara për Komunën e Malishevës.