Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Begaj, priti palët

2018/08/09 - 4:11

Malishevë, 9 gusht

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ashtu siç e ka paralajmëruar, nga sot ka filluar me pritjen e palëve ditëve të enjteve duke filluar nga ora 13:00. Gjatë ditës së sotme, kryetari Begaj, ka pritur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme.

Gjatë këtyre takimeve me qytetar, kryetari Begaj, është njoftuar me çështjet të cilët i kanë paraqitur, qoftë problemet e tyre si individ apo komunitet, ashtu edhe me çështje tjera dhe në të gjitha rastet, kryetari ju ka dhënë udhëzimet e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve me të cilat ata përballen dhe ka ofruar mbështetjen e zyrës së kryetarit, për çështjet e caktuara.