Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Ekrem Kastrati pranoi detyrën e kryetarit të Malishevës

2021/11/25 - 11:28

Malishevë, 25 nëntor

Sot edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës, nga kryetari Ragip Begaj, te kryetari Ekrem Kastrati. Në këtë ceremoni, kryetari Begaj, ja ka dorëzuar mandatin kryetarit Kastrati dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Malishevës, për katër vitet e ardhshme.

Me rastin e dorëzimit të mandatit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka uruar kryetarin Ekrem Kastrati dhe ka thënë se e dorëzon me vullnet këtë detyrë dhe është i lumtur, pasi e dorëzon në duar të sigurta. “ Urime. Ishalla ke fat e shëndet dhe të uroj shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Jam shumë i lumtur pasi po e dorëzoj me vullnet detyrën e kryetarit”, ka thënë Begaj me këtë rast.

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për punën e bërë në tetë vite të qeverisjes së Komunës së Malishevës. “Kryetar, faleminderit shumë për punën dhe angazhim tuaj. Mirënjohje dhe respekt për punën bërë në tetë vite qeverisje, një qeverisje e jashtëzakonshme dhe shembull për të gjithë në nivel vendi. Jam i lumtur që e marr mandatin nga ju, nga një kryetar që me punën e tuaj, e keni rreziku edhe shëndetin në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Ne me përkushtim të madh do të vazhdojmë projektet që ju keni nisur, dhe do të hapim një kapitull të ri, për realizimin e  projektit për Malishevën urbane”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti, me rastin e pranimit të detyrës së kryetarit.