Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Kastrati dhe ambasadori Minxhozi biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Malishevës dhe qyteteve në Shqipëri

2022/11/03 - 5:10

Malishevë, 3 nëntor

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në vizitë zyrtare, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malishevës dhe qyteteve tjera në Shqipëri, në veçanti në fushën e agroturizmit dhe agrobiznesit.

Kryetari Kastrati, e ka falënderuar për vizitën, ambasadorin Minxhozi, ndërsa e vlerësoi shumë të rëndësishëm, thellimin e bashkëpunimit në mes të komunave në Kosovë dhe Shqipëri.

“Bashkëpunimi në mes komunave dhe qyteteve ka rëndësi të madhe për ne, në thellimin e bashkëpunimit në kulturë, në agroturizëm dhe mbi të gjitha në zhvillimin ekonomik”, tha kryetari Kastrati, i cili edhe e vlerësoi shumë lartë përvojën e Republikës së Shqipërisë, e cila është e nevojshme për ne.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, e vlerësoi si një vizitë të mirë, me diskutime të hapura për thellimin e bashkëpunimit të Malishevës me komunat apo qytetet në Shqipëri, shkëmbimin e përvojave, sidomos në fushën e agroturizmit dhe agrobiznesit, pasi Malisheva e këtë potencial.

 

“Bashkëpunimi duhet të thellohet në të gjitha fushat, e sidomos në shfrytëzimin e potencialeve për agroturizëm dhe agrobiznes, pasi kjo ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor dhe besoj nga muaji dhjetor do të fillohet të konkretizohet ky bashkëpunim”, tha ambasadori Minxhozi.​