Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Kastrati nënshkroi kontratën për projektin më të madh zhvillimor për Malishevën Urbane

2022/10/26 - 11:50

Malishevë, 26 tetor

 

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar kontratën për projektin fitues, për ndërtimin e sheshit të dëshmorëve dhe transformimin e qendrës së qytetit, në kuadër të projektit madhor për Malishevën Urbane.

Kryetari Kastrati, nënshkrimin e këtij projekti e ka vlerësuar si të rëndësisë së veçantë, për të cilin ka thënë se ky projekt është më i madhi dhe më i rëndësishmi në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës.

Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm, ka thënë kryetari Kastrati.

Gjithashtu, kryetari Kastrati ka thënë se, Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave.

Në fund, kryetari i Komunës së Malishevës, ka uruar gjithë qytetarët e Malishevës për këtë projekt shumë të madh zhvillimor.