Republika e Kosoves

Malishevë

Madhështore: Malisheva shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me shumë aktivitete kulturore

2023/06/01 - 3:20

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Vesel Krasniqi i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, znj Arbëreshë Krasniqi, morën pjesë në  shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve- 1 Qershori të organizuar nga Çerdhja ” Zërat e Ëmbël”, më pas programi vazhdoi,  me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me shkollat e Komunës së Malishevës dhe SHKA ”ODA E KIJEVËS”, në Shtëpinë e Kulturës,” Tahir Sinani” .

Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve drejtuar më të vegjëlve, prindërve, mësimdhënësve dhe të pranishmëve,  ndër të tjera tha. ”Fëmijët janë buzëqeshja jonë e parë, janë motivi i jetës dhe përkushtimit jonë familjar e institucional, janë zërat më të ëmbël dhe janë pasuesit më të denjë për të nesërmen për ne, prandaj, qeveria komunale,  do të jetë shumë e përkushtuar dhe do të përkujdeset për t’u krijuar kushte edhe më të mira, si dhe  do të punojmë për sa më shumë përfshirje të fëmijëve  nëpër çerdhet tona, e që në Komuna e Malishevës,  dy çerdhe janë fonksionale, në Kijevë pritet të funksionalizohet, në Malishevë e Banjë janë në proces të ndërtimit, pra  unë, përgëzoj punëtorët mësimor, për punën që po e bëjnë me fëmijët,  njëherit uroi, që të gjithë fëmijët në botë  të jetojnë në paqe e liri pa dallim, kombi , besimi e race, të arsimohen plotësisht dhe të bëhen zot të vetëvetës e vendit të tyre, urime 1 Qershori të dashur fëmijë të vendit tim, të komunës time dhe gjithë fëjmijëve  në botë”, Gëzuar dita juve”, tha Krasniqi.

Në këtë ngjarje edhe e para e arsimit të Komunës së Malishevës, znj.Arbëreshë Krasniqi, përgëzoi, fëmijët,  ekipin e punues të Çerdhës ”Zërat e Ëmbël”, prindërti dhe theksoi ”Sot, kur shohë fëmijët e gëzuar të moshave nga 1 deri në 4 e 5 vjeç, kur dëgjoi zërin e ëmbël të tyre duke recituar, kënduar e vallëzuar, shoh të ardhmen e sigurt, pra do të angazhohem për sa më shumë fëmijë të shkojnë në çerdhe, për këtë  edhe po punojm të zgjerojmë infrastrukturën e objekteve, jo vetëm në qytetin e Malishevës, por edhe nëpër fshatrat e komunës , prandaj , gëzuar fëmijë dita juaj, ju jeni shpresa  e vendit tonë”.

Po më këtë  frymë festive, vazhdoj edhe programi kulturor nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Malishevës, në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani”, pjesëmarrësit në festë i përshëndeti, drejtori i Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, z.Fitim Shala.” Ju jeni frymëzimi dhe motivi ynë për angazhim të pandalshëm që të ju mbështesim në aktivitetet tuaj artistike dhe sukseset e treguara në këtë ditë të madhe për ju na obligojnë t’u qëndrojmë afër përherë”. Urime!

 

Edhe drejtoresha e Çerdhes, ” Zërat e Ëmbël”,znj. Behare Shala, foli për punën dhe sukseset që po bëhen nga stafi mësimdhënës dhe mbështetës, në fund nga më të vegjëlit u shfaq një program i bukur, me recitime dhe vallëzime.