Republika e Kosoves

Malishevë

Malisheva bëhet me rregullore për mbrojtjen e tokës bujqësore

2019/02/01 - 8:55

Malishevë, 1 shkurt

Kuvendi i Komunës së Malishevës, dje ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2019, ku në mesin e shumë pikave në rend të ditës, ishte rregullorja për ndërrim destinimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, e cila është miratuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Po ashtu vendim tjetër me rëndësi, ishte edhe vendimi për largimin e reklamave përreth parku të qytetit, përfshi edhe billbordët.

Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka shqyrtuar edhe raportin e njësisë së “Ekoregjoinit”, lidhur me grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Malishevës për vitin 2018. Gjithashtu në këtë mbledhje, KK ka miratuar edhe zëvendësimin e dy anëtarëve në komitetin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, dhe emërtimin e dy anëtarëve në komisionin për shqyrtimin e ankesave për emërtimin e rrugëve dhe emërtimet e reja.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e djeshme, ka miratuar planet e punës për vitin 2019, për nëntë komitete.