Republika e Kosoves

Malishevë

Malisheva përfiton nga programi DEMOS

2018/05/16 - 1:56

Malishevë, 16 maj

Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik. Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Malishevës, Helvetas Swiss Intercooperation  dhe MAPL-së.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti nga granti i performancës, do të kushtoj 114 089 euro, dhe është bashkëfinancim me komunën. Pjesa e financuar nga granti i performancës (DEMOS) është 77 964 euro, ndërsa pjesa e Komunës së Malishevës, është 36 125 euro.

Përmes këtij projekti, synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, e ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjerë të Komunës së Malishevës.