Republika e Kosoves

Malishevë

Mbledhja e II e jashtëzakonshme e KK të Malishevës mbahet më 14.06.2021

2021/06/11 - 3:10

Mbledhja e -II- të (e jashtëzakonshme) e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2021 të legjislaturës së -VI, do të mbahet ditën e Hënë me datë: 14.06.2021 duke filluar nga ora 10:00.

 

Mbledhja e Kuvendit do të mbahet në sallën e kuvendit të Komunës.

 

 

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/196 datë:21.04.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, sipas kërkesës nr.02/56 datë: 06.04.2021 të parashtruar nga kryesia e lagjes së Tupanëve nga fshati Drenoc.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/ 197 datë: 21.04.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, sipas kërkesës nr.02/103 datë: 16.03.2021 të parashtruar nga përfaqësuesit e Lagjes Hazrolli nga fshati Banjë.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/167 datë: 08.04.2021 të parashtruar nga Klubi i futbollit të femrave “Shqiponja“ në Malishevë.
  4. Shqyrtimi i kerkesës nr.02/242 datë: 20.05.2021 e parashtruar nga kryesia e fshatit Carrallukë.
  5. Shqyrtimi i kerkesës nr.02/174 datë: 12.04.2021 e parashtruar nga zj. Marigona Bytyqi nga fshati Turjakë.
  6. Shqyrtimi i kerkesës nr.02/25 datë: 28.01.2021 e parashtruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë.
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/442 datë: 11.06.2021 e parashtruar nga kryetari i Komunës , lidhur me kerkesën 01/427 datë: 10.06.2021 e parashtruar nga Kryetari i fshatit Astrazup.
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të Këshillit Organizativ për kremtimin e festës zyrtare, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, e cila do të organizohet më 16 Qershor 2021, si dhe ndarja e çmimeve;
  1. Çmimi “Imer Krasniqi”  për trimëri dhe heroizëm
  2. Çmimi “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në shkollën shqipe
  3. Çmimi “Dr.Shpëtim Robaj” për kontribut në fushën e mjekësisë

 

 

 

 

Kryesuesi i Kuvendit

Malishevë  Qershor – 2021                                                                                    Rrahim Morina

________________