Republika e Kosoves

Malishevë

Mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës mbahet më 09.08.2022

2022/08/03 - 4:29

Mbledhja e -V- (pestë) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2022,  do të mbahet ditën e Marte  me datë: 09.08.2022 duke filluar nga ora 09:30.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

 

Për  këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

 

  1. Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2022.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës Nr.11/1298 datë: 22.06.2022 të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për miratimin e propozimit për ndryshimin e thirrjes, Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë, në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional – IAAP “Lasgush Poradeci” në Kijevë.
  1. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit  për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Malishevës, për vitin 2021.
  1. Shqyrtimi i kërkesës Nr.08/176 datë: 27.06.2022 të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.02/211 datë: 05.05.2022, për themelimin e vëndgjuetisë në Komunën e Malishevës.
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës të Komitetit për familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe të Martirëve të luftës në Komunën e Malishevës.
  2. Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve, për  K.R.M. Ekoregjioni, Njësia në Malishevë.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës Nr.02/321 datë: 07.07.2022 të parashtruar nga zj.Minire Helshani nga fshati Banjë, për ndihmë financiare për shërim.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës Nr.02/341 datë: 27.07.2022 të parashtruar nga z.Pajtim F.Krasniqi  nga fshati Tërpezë, për ndihmë financiare për shërim.
  1. Të ndryshme.

 

 

Malishevë Gusht-2022                                                                                            Kryesuesi i Kuvendit-Argjend Thaçi