Republika e Kosoves

Malishevë

Mbledhja e tetë e KK të Malishevës, mbahet më 12 korrik 2018

2018/07/06 - 1:38

Mbledhja  e VIII (tetë)  e  rregullt  e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të legjislaturës së -VI, do të mbahet ditën e Enjte,  me datë:12.07.2018, duke filluar nga ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për  këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:  

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit  nga mbledhja e III (tretë ) e jashtëzakonshme.
  2. Emërimi i anëtarit nga zyra e Kryetarit të Komunës në Komisionin Komunal të Aksionarëve.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/178 datë:08.06.2018 të parashtruar nga anëtarët  e Kuvendit Komunal për inicimin e procedurave për miratimin e draft-Rregullores për Tokën bujqësore në Komunën e Malishevës.
  4. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/186 datë:12.06.2018, e parashtruar nga Grupi i anëtareve të KK-së të Lëvizjes Vetëvendosje.
  5. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/156 datë: 22.05.2018 të Kryesuesit të Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural.
  6. Shqyrtimi i kërkesës nr.08/163 datë: 23.05.2018 e parashtruar nga Cen Desku, për 32 familjet  e  Lagjes Mirditë  në Malishevë.
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit vjetor të punës së KKSB-së, për vitin 2018.
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2018.
  9. Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë për përgatitjet e korrje-shirjeve për vitin 2018.
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor i punës së Kryetarit të Komunës dhe qeverisë Komunale, për vitin 2017 (Janar-Dhjetor 2017).
  11. Shqyrtimi i Raportit i të  hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Mars 2018.
  12. Shqyrtimi i mundësisë  për caktimin e hapësirave  për zyrën e kryesuesit të Kuvendit dhe të grupeve politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës.
  13. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/594 datë:20.04.2018 për shqyrtimin e draft-Planit të
  14.       Integritetit  të Komunës së Malishevës për vitet 2018-2020.
  15. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/598 datë: 23.04.2018, për marrjen  e vendimit në lidhje me miratimin  e draft-dokumentit, Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Malishevës për vitin  2018.
  16. Shqyrtimi i Raportit  të Auditimit  për pasqyrat  financiare  vjetore të  Komunës  së  Malishevës  për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2017.
  17. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.12/90 datë: 25.06.2018 e parashtruar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
  18. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit  nr.02/256  datë:05.07.2018, për përformancë  komunale për vitin 2017.
  19. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/253 datë: 03.07.2018 të parashtruar nga z. Sadik Bytyqi nga fshati Millanoviq,  për ndërrimin  e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
  20. Të  ndryshme.

Malishevë, Korrik 2018

 

 

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina

______________