Republika e Kosoves

Malishevë

Mergimtari Agim Paçarizi në bashkëpunim me Universitetin e Friburgut ndihmojnë institucionet arsimore të Komunës së Malishevës

2019/01/03 - 11:56

Malishevë, 3 janar

 

Donacioni është realizuar nga puna e palodhshme e mergimtarit nga Dragobili Agim Paçarizit, në bashkëpunim edhe  me shoqatat kulturore dhe mergimtarë nga Kosova, si dhe  nga Universiteti i Friburgut, ku dhuruan,  për institucionet arsimore të komunës së Malishevës, 93 kompjuterë të kompletuar dhe 29 kompjuterë vetëm shtëpiza, tastiera dhe mausa.

Me qëllinmin e vetëm për t’i ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit  që të arrijnë mësimdhënie dhe mësimnxënie më të suksesshme.

 

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori, i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim Blerim Thaqi, falenderuan, mërgimtarin Paçarizi, shoqatat, mërgimtarët nga Kosova si dhe Universitetin e Friburgut, për këtë donacion dhuruar nxënësve tanë.