Republika e Kosoves

Malishevë

Në 48 orët e fundit në Malishevë 39 të shëruar dhe 54 raste të reja me covid

2022/08/04 - 3:57

Malishevë, 4 gusht

Në 48 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 39 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 54 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 3890 raste, prej tyre 3655 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 148 raste.