Republika e Kosoves

Malishevë

Në Komunën e Malishevës sot një rast i ri me covid-19

2021/06/09 - 4:05

Malishevë,  9 qershor

 

Sot në territorin e Komunës  së Malishevës me  covid-19 doli vetëm një rast.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Malishevë.

 

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1124 rate, prej tyre 1069 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 3 persona.