Republika e Kosoves

Malishevë

Në Malishevë u mbajt Kolonia me artsitët e rinj nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit

2018/08/08 - 4:37

Malishevë, 8 gusht

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “ Fryma e të Rinjëve” në Malishevë dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim  Evropian (OSBE),  realizuan projketin.  “Koloni me artistët e rinj”, në fushën e artit pamor, përkatësisht në pikturë,  nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit, ku mungoi vetëm Komuna e Prizrenit.

Një projektmarrëveshje për realizimin e këtij projekti, ishte nënshkrua në qershorin e vitit të kaluar, mes OSBE-së, Komunës së Malishevës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Duke ju drejtuar artistëve të rinj, nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndër të tjera tha. “Do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme, për  ju, artistë të rinnj, t’u krijojmë kushte sa më të mira, që t’i zhvilloni aktivitetet bashkarisht si regjion dhe të përcjellni porosinë përmes pikëturave tuaja, se si duhet dashur, ndërtuar e zhvilluar Kosovën”, përfundaj Begaj.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE, Orce Bonev  theksoi “Ky bashkëpunim mes komunitetit artistik të të rinjëve, të regjionit të Prizreni, po fillon në Malishevë dhe do të vazhdoi në gjashtë komunat tjera, që do të thotë, se përveq  ideve sot, po bëhet një integrim i juaji përmes kolonisë artistike e nesra padyshim , që do të integroheni bashkë me të rinjët në integrimet  evropiane”.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu- Ramaj, mbështetjen e artistëve  të rinj të të gjashtë komunave  të regjionit të Prizrenit e nisi me fjalët,” Atë që ju e imagjinoni nga bota e brendisë së  artisti, me tematikat që  pikturoni, na bëni neve dhe qytatrëve të komunikojmë shumë gjatë”.