Republika e Kosoves

Malishevë

Nënkryetari Berisha, kërkon përshpejtim të punimeve në realizimin e projekteve

2018/08/06 - 3:53

Malishevë, 6 gusht

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot ka inspektuar punimet në katër prej shumë projekteve kapitale që janë duke u realizuar, dhe gjatë këtyre inspektimeve, përkundër punës së mirë që është duke u bërë, nënkryetari Berisha, ka kërkuar që të përshpejtohen punimet, sidomos për përfundimin e aneksit të gjimnazit në Malishevë.

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari Berisha, ka inspektuar punimet në ndërtimin e aneksit të gjimnazit në Malishevë, me qëllim të ky aneks, të jetë i gatshëm për fillimin e vitit shkollor 2018-2019. “Puna që po bëhet është e mirë, por ne kemi nevojë që të përshpejtohen punimet, që objekti të jetë i gatshëm”, tha nënkryetari Berisha.

Po ashtu nënkryetari Berisha ka inspektuar punimet në fushën  futbollit, ku aktualisht është duke u punuar në tapetin e fushës, si dhe ka inspektuar punimet në ndërtimin e ujësjellësit në Pagarushë dhe të trotuarit në Dragobil. Në të gjitha këto punime me rëndësi të madhe, nënkryetari Berisha, përkundër punës së mirë që është duke u bërë, ka kërkuar që çdo gjë të realizohet brenda planifikimit dhe të mos shënohen vonesa.