Republika e Kosoves

Malishevë

Nënkryetari Berisha, vizitoi mbrëmë shërbimet e kujdestarisë në Malishevë

2019/01/01 - 11:01

Malishevë, 1 janar

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtorët Liridon Hoti, drejtor për shëndetësi dhe Valon Gashi, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim, mbrëmë i kanë vizituar shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Njësinë e KEDS-it, Emergjencën në QKMF dhe Stacionin Policor në Malishevë.

Nënkryetari Berisha dhe drejtorët Gashi e Hoti, i kanë përgëzuar të gjitha këto njësi të shërbimeve, emergjencave dhe të sigurisë, të cilët mbrëmë në ndërrimin e moteve, ishin në shërbim të qytetarëve dhe në gatishmëri të plotë,  për ti shërbyer të gjithë ata që kanë nevojë dhe të ofrojnë siguri për qytetarët e Komunës së Malishevës.

“Puna që ju bënë është me rëndësi jetike për të gjithë qytetarët dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për punën dhe gatishmërinë që jeni duke treguar”, ka thënë Berisha gjatë vizitës në këto institucione.