Republika e Kosoves

Malishevë

Nga e hëna fillojnë të mbahen ligjëratat nëpër shkolla për kujdes ndaj EHKK

2023/05/19 - 8:03

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj”, do të mbajë ligjërata vetëdijësuese për mbrojtje nga Ethet Hemoragjike Krime Kongo (EHKK), në shkollat e Komunës së Malishevës.

Në ligjërata do të flitet për masat që duhet të ndërmirren për luftimin e etheve hemoragjike; për parandalimin nga pickimi i rriqrave dhe për kujdesin e shtuar që duhet të ketë komuna jonë, si vendi më i rrezikuar nga EHKK-ja.

Vetëdijësimi i fëmijëve tanë, për parandalimin nga pickimi i rriqrave, do të ndikojë në uljen e përgjithshme të numrit të njerëzve që infektohen nga Ethet Hemoragjike “Krime Kongo” në vendin tonë, përkatësisht në Komunën e Malishevës.

Ligjëratat në shkollat e Komunës sonë, do të mbahen nga punëtorët shëndetësorë të QKMF-së dhe do të fillojnë nga dita e hënë, sipas këtij orari:
-E hënë, më 22.05.2023, në fshatrat: Pagarushë, Astrazup, Dragobil, Guriq dhe Shkozë;
-E martë, më 23.05.2023, në fshatrat Banjë, Kravasari, Senik, Lladroc dhe Carrallukë.
Ligjëratat do të mbahen në të gjitha fshatrat e Komunës sonë.

Me respekt, drejtori i QKMF-së,
Dr. Afrim Krasniqi, specialist i mjekësisë familjare.