Republika e Kosoves

Malishevë

Një i shëruar dhe dy raste të reja me covid në Malishevë

2021/04/01 - 3:18

Malishevë, 1 prill

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK, IRSHP-ën në Prizren, QKMF-ën në Malishevë dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 931 raste, prej tyre 819 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-janë edhe 65 persona.