Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

Një i shëruar dhe një rast i ri me covid në Malishevë

2021/11/24 - 4:22

Malishevë, 24 nëntor

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe një person ka rezultuar pozitiv. Kështu është konfirmuar gjatë ditës së sotme, nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës.

Situata e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2767 raste, prej tyre 2681janë shëruar dhe 85 persona kanë vdekur, ndërsa 1 rast është aktiv.