Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim Debati i parë publik me qytetarë nuk do të mbahet drejtpërdrejt

2020/06/29 - 8:19

Malishevë, 29 qershor

Pas shqyrtimit të situatës aktuale në Komunën e Malishevës dhe në Republikën e Kosovës, të cila ende po  përballen me pandeminë e korona virusit apo COVID- 19, dhe sipas  masave  të cilat janë në fuqi nga IKSHPK-ja dhe  Ministria e Shëndetësisë, debati publik me qytetarë që ishte paraparë të mbahet më, 30.06.2020, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës, nuk do të mbahet.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, qytetarëve, do t’u prezantoi Raportin e Punës   për periudhën  Janar- Qershor 2020, në Webfaqen e Komunës, ku qytetarët do të kanë mundësinë, që t’i japin komentet dhe sugjerimet për realizimin e punëve brenda kësaj periudhe kohore, kurse   të gjitha komenteve do t’u përgjigjem.

 

Malishevë, 29.06.2020                                                            Kryetari i Komunës së Malishevës

Ragip Begaj