Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për agjendën e aktiviteteve të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” më 15 shtator

2018/09/13 - 11:43

Aktivitetet që do të mbahen sipas kësaj agjende:

Data: 15.09.2018

9:00 – 10:00  Ardhja e vullnetarëve në sheshin ‘’ Adem Jashari ‘’.

Shpërndarja e materialit promovues.

10:00- Hapja zyrtare e aksionit.

Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Malishevës dhe koordinatores së projektit.

10:30 Aksioni i  pastrimit të hapësirave publike, shesheve, shkollave, qendrat e mjekësisë familjare.

Transporti i  vullnetarëve me autobus në dy hyrjet kryesore të qytetit , përkatësisht rruga Malishevë –Rahovec  dhe rruga Klinë–Malishevë.

15:00  Përmbledhja e informatave të aktiviteteve ditore.