Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për dëgjimet publike

2018/08/09 - 3:56

Ftohen qytetarët e Komunës së Malishevës, Kryetarët e fshatrave të Komunës së Malishevës, Organizatat Joqeveritare, dhe Bizneset në Komunën e Malishevës që të marrin pjesë në dëgjime publike për hartimin e Buxhetit Komunal 2019-2021 me theks të veçantë për Buxhetin e vitit 2019, për t’i dhënë sugjerimet dhe propozimet për projektet kapitale dhe të tjera, që do të realizohen gjatë vitit 2019, sipas orarit të përcaktuar si vijon:

Dëgjimi publik Akterët Data Vendi Koha
I Kryetarët e fshatrave E marte  (14.08.2018) Salla e Kuvendit të Komunës 10:00
II.1 Bellanicë dhe fshatrat përreth E enjte (16.08.2018) Në shkollën  “Ismail Qemali” 20:00
II.2 Banjë dhe fshatrat përreth E premte (17.08.2018) Në shkollën    “Naim Frashëri” 20:00
II.3 Llozicë dhe fshatrat përreth E shtune (18.08.2018) Në shkollën “Gergj Kastrioti Skënderbeu” 20:00
II.4 Panorc dhe fshatrat përreth E diele (19.08.2018) Në shkollën    “Asim Vokshi” 19:30
II.5 Malishevë dhe fshatrat përreth E diele (19.08.2018) Në shkollën “Ibrahim Mazreku” 21:00
III Organizatat joqeveritare E enjte (23.08.2018) Salla e Kuvendit 10:00
IV Bizneset E premte (24.08.2018) Restaurant    “BIMI-1” 19:00
V Qytetarët E marte  (28.08.2018) Salla e Kuvendit të Komunës 10:00

 

Pjesëmarrja juaj siguron një menaxhim më të mirë të parave tuaja.

 

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa

_______________________

Valon Mazreku