Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për dezinsektimin selektiv të zonave endemike në Drenoc

2018/07/10 - 3:23

Fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës, vazhdon me datë 11, 12 dhe 13.07.2018 në fshatin Drenoc. Më 11 korrik, do të spërkaten zonat në lagjen e Lacajve, më 12 korrik, lagjja e Shurdhanëve dhe me datë 13 korrik, lagjja  e Tupanëve.

Aktiviteti i dezinsektimit selektiv është i paraparë me Planin Strategjik për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Ky njoftim, shërben edhe për bletarët të cilët duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj bletëve gjatë ditëve kur bëhet dezinsektimi selektiv.

Për fshatrat tjera do të ketë njoftim të ri në kohë reale.

 

Shtabi lokal për parandalimin dhe luftimin e EHKK