Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për fillimin e procesit mësimor në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë

2018/09/14 - 4:32

Malishevë, 14 shtator

Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, se mësimi do të filloj të hënën me datë 17.09.2018. Deri te ky vendim ka ardhur, pas inspektimit të punimeve në këtë gjimnaz, nga ana e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe në konsultim me drejtorinë e gjimnazit dhe punë kryesin.

Pas inspektimit, është vlerësuar se janë krijuar kushte për fillimin e procesit mësimor dhe mësimi do të filloj nga java e ardhshme, më 17.09.2018.