Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së parë urgjente

2018/04/13 - 2:27

Kuvendi i Komunës

Nr. 02/____

Datë: 13.04.2018

Mbështetur  në  nenin  44  paragrafi 44.6  të Ligjit  nr.03/L-040  për Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës, në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës nr.01/871 të datës: 12.11.2008, nenin 15 të  Rregullores nr. 02/175 datë:31.05.2017 për punën e Kuvendit, Komiteteve, dhe Komisioneve  të Komunës së Malishevës.

  Kryesuesi i Kuvendit të Komunës me datë: 13/04/2018 : 

     T  H  Ë  R  R  E  T

Mbledhjen  e  -I-  (parë )  urgjente të  Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2018,  e cila do të mbahet ditën e marte  me datë: 17.04.2018, duke filluar nga ora 11:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për  këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

  1. Rishqyrtimi i vendimit nr.02/296 datë: 24.07.2018, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datë:19.07.2017 – shqyrtimi i kërkesës nr.01/528 datë:12.04.2018, e parashtruar nga anëtarët e Këshillit të maturës 2017/2018.

Malishevë  Prill-2018

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina