Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për mbledhjen e dytë të Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/04/12 - 2:10

Mbledhja  e  -II-  (dytë)  e rregullt e  Komitetit për Politikë dhe Financa, do të mbahet ditën e mërkurë  me datë: 18.04.2018  duke filluar nga ora 13:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e qeverise komunale.

 

Për këtë mbledhje është  propozuar kyr rend i ditës:

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/439 datë:22.03.2018 për marrjen e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pishinës publike në fshatin Banjë, KK-Malishevë.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/481 datë:30.03.2018 për inicimin e procedurave për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për z. Enver Kastrati nga fshati Maxharrë.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/97 datë:11.04.2018 e parashtruar nga Shefi i grupit të anëtarëve të Kuvendit  të Lëvizjes VETËVENDOSJE,  për rikthimin e të drejtës së parkimit të makinave përgjatë rrugës Rilindja Kombëtare (Ibrahim Mazreku).
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/79 datë:05.04.2018, e parashtruar nga z.Maliq Paqarizi nga fshati Dragobil, për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/69 datë:03.04.2018, e parashtruar nga z. Adem Hoti nga Malisheva, për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
  6. Shqyrtimi i kërkesave.
  7. Të ndryshme.

 

Malishevë, Prill 2018

 

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina