Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për mbledhjen solemne me rastin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

2021/06/11 - 3:14

Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet ditën e Mërkurë  me datë: 16/06/2021, duke filluar nga ora 10:00, me rastin  e shënimit të 16-Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Mbledhja do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

 

Rendi i ditës: 

  1. Fjala përshëndetëse nga kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, me rastin  e shënimit të 16-Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.
  1. Fjala përshëndetëse e kryesuesit të Kuvendit.
  1. Fjala përshëndetëse e përfaqësuesit të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

 

 

Malishevë, Qershor  2021

 

 

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina