Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftimi për mbledhjen e katërt të jashtëzakonshme të KPF-së

2018/09/14 - 3:33

Mbledhja  e  -IV-  (katërt)  e jashtëzakonshme e  Komitetit për Politikë dhe Financa,  për  vitit 2018,  do të mbahet ditën e Marte me datë: 18.09.2018  duke filluar nga ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e qeverise komunale

 

Për këtë mbledhje  propozuar ky rend i ditës:

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor i punës për vitin 2018 i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
  3. Shqyrtimi i raportit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin  e vitit shkollor 2017/2018 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-Buxhetit për vitin 2019-2021.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2019.
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/1319 datë: 14.09.2018 për inicimin e procedurave administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike me qëllime të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike dhe biznesore private.
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për periudhën Janar-Shtator 2018.
  8. Debat rreth raporteve të bashkëpunimit të Qeverisë Komunale dhe Kuvendit të Komunës.
  9. Emërimi  i tre anëtarëve të Komitetit për Barazi Gjinore.
  10. Emërimi i tre anëtarëve të Komisionit për banesat e 32 familjeve  në  Lagjen Mirditë  në Malishevë.
  11. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/333 datë: 10.09.2018 e parashtruar nga Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirë të Luftës.
  12. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/334 datë: 10.09.2018 e parashtruar nga Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirë të Luftës.
  13. Shqyrtimi i kërkesave.
  14. Të ndryshme.

Kryesuesi i Kuvendit

Malishevë, Shtator  2018                                                                                    Rrahim Morina

______________