Republika e Kosoves

Malishevë

Pastrohen rrugët në fshatrat përgjatë maleve të Berishës

2019/01/02 - 6:31

Malishevë, 2 janar

 

Sot, pas reshjeve të dendura të borës, sidomos në viset malore, në orët e mbrëmjes  janë pastruar të gjitha rrugët kryesore që lidhin këto fshatra me rrugët tjera. Pastrimin e borës nga rrugët, në këto vise, e ka inspektuar në vazhdimësi, edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe është takuar me banorët e këtyre fshatrave.

“Brenda mundësive që kemi, jemi duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet në mënyrë që rrugët të jenë të qarkullueshme, pavarësisht borës dhe ngricave që po mbretërojnë sot. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe rrugët në fshatrat Tërpezë, Berishës, Fshati i Ri, e deri në Kleçkë”, ka deklaruar nënkryetari Berisha.

Rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës.