Republika e Kosoves

Malishevë

Pastrohen rrugët nga bora në rrugët në Malet e Berishës

2021/01/11 - 6:15

Malishevë, 11 janar

Janë pastruar të gjitha rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, në Komunën e Malishevës, rrugë të cilat gjatë ditës së sotme ishin të mbuluar me borë dhe me akull, e që për banorët e kësaj pjese kishte shkaktuar probleme në qarkullim.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi i ka pastruar rrugët nga bora, në këtë pjesë, pasi ka pasur rreshje të shumta të borës. Në asnjë moment banorët nuk kanë pasur probleme në qarkullim.