Republika e Kosoves

Malishevë

Përfundoi- Vazhdimi i mbledhjes së gjashtë (VI) të rregullt të KK- Malishevës

2018/06/11 - 4:57

Malishevë 11 qershor

Përfundoi- Vazhdimi i mbledhjes së gjashtë (VI) të rregullt të KK- Malishevës
Mbledhja e gjashtë (VI) e rregullt e Kuvendi të Komunës së Malishevës, ishte vazhdim e seancës paraprake të mbledhjes së mbajtur, më 6.06. 2018 e cila u drejtua dhe u udhëhoq, nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina dhe në fillim të kësaj seance kërkoi nga këshilltarët komunal, që të nderohet, jeta dhe vepra e Futbollisti me të mirë të të gjitha kohërave shqiptare, Fadil Vokrrit, pasi ndërroi jetë këto ditë.
Më pas, seanca vazhdoi me shqyrtimin e raportit vjetor Jana- Dhjetor 2017, i Qendrës për Punë Sociale nga menaxheri i kësaj qendre, Blerim Begaj, ku në detaje të hollësishme, raportoi para këshilltarëve komunal për realizimin e projekteve dhe nevojave që kishin ofruar nga shërbimet profesionale me të cilat posedon Qendra për Punë Sociale në Malishevë.
Për të plotësuar kërkesat e qytetarëve të këtyre kategorive sociale edhe pse QPS, posedon me ekip professional të punës dhe të trajnuar mirë, nevojat e qytetarëve për këto kategori kanë shënuar rritje të lehtë në kërkim të ndihmes social- ekonomike për vitin 2018.
Nga këshilltarët që debatuan për Planin vjetor të QPS për vitin 2017, u kërkua që të ipen detaje për persaonat që përfitojnë nga kjo skemë dhe për procedurat e aplikimit dhe pranimit. Po ashtu u kërkua që të ndërtohet një objekt i ri për QPS, në Malishevë pasi ky objekt aktual nuk i përmbush plotësisht nevojat e këtyre kategorive për trajtim më të mire, gjë që u mbeshtet nga gjitha grupet e këshilltarëve të përfaqësuar në kuvend.
Ndërsa në shqyrtimin e Planit të për vitin 2018, i Qendrës për Punë Sociale, menaxheri , Blerim Begaj, përveq së në plotni para këshilltarëve komunal, paraqit objektivat të parapara në plani e punës, u shtrua si nevojë e kohës, që Qendra për Punë Sociale, të krijohet si drejtori në vete për shkak të natyrës së punës që ka dhe trajton, dhe të mos mbetet si deri tash në kuadër të Drejtorisë për Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Më tej u debatua edhe për çështjen e të punësuarëve në kontratë mbi vepër, dhe u mor vendim nga këshilltarët, që të hartohet një raport për këtë çështje që nga viti 2013/2018 dhe t’u dorëzohet këshilltarëve në një mbledhje të radhës sipas procedurave ligjore që parashihen.