Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë filloi Vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit

2022/11/22 - 5:06

Malishevë, 22 nëntor

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë filloi me vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Komunës së Malishevës, për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta.

 

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me drejtorët, Hajdin Berisha nga shëndetësisë dhe Arbëreshë Krasniqi nga arsimi e vizituan ekipin mjeksorë në SHFMU ,,Vesel Pagarusha” në Pagarushë ,  ku  kryetari Kastrati  u dha mbështetje të plotë  mjekëve dhe tha ”Ju po bëni një punë të shenjët sa edhe profesioni juaj fisnik, punë të cilën me përkushtim të plotë për shëndetin e  fëmijëve tanë,   dhe  me këto vizita sistematike shëndetësore, ju do të idntifikoni që në fillim se për çfarë nevoja shëndetësore kanë nxënësit tanë dhe do të rekomandoni për vizita të mëtejshme mjeksore  për ata fëmijë të cilët kanë  nevojë,ne do t’upërkrahim pa rezervë sepse shëndeti i fëmijëve është edhe shëndet i ynë”, përfundoi Kastrati.

 

Drejtori i Drejtorisë së  Shëndetësisë, Hajdin Berisha, dhe drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi u zotuan për  bashkëpunim dhe  ” Përgëzuan ekipin mjeksorë  ku  edhe kërkuan nga  menaxhmentin i shkollës – nxënësve  dhe prindërve, bashkëpunim të plotë i cili  nuk ka munguar asnjëherë, për çka edhe ju jemi mirënjohës të gjithëve, sepse ky kontrollim sistematik i nxënësve është sëpari për shëndetin e nxënësve dhe identifikimin e nevojave shëndetësore të tyre, shpresojmë që do ta përfundojmë suksesshëm”, thanë  Berisha e Krasniqi.

 

Projekti  do të  vazhdoi edhe  në ditët në vijim, në të gjitha Shkollat e Komunës së Malishevës dhe do të përfshijë afro tremijë nëxënsë tha , drejtori i QKMF-së ”Dr. Shpëtim Robaj”, Afrim Krasniqi.