Republika e Kosoves

Malishevë

Regjistrohen tri raste me covid në Malishevë

2020/10/13 - 3:23

Malishevë, 13 tetor

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja me covid-19, janë regjistruar në Kijevë 2 raste dhe 1 rast në Pagarushë, ndërsa numri i rasteve aktive në territorin  Komunës së Malishevës, është 12 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 259 persona, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë 12 persona.