Republika e Kosoves

Malishevë

Shërohen edhe dy persona nga Komuna e Malishevës

2020/09/14 - 4:41

Malishevë, 14 shtator

Dy persona janë shëruar nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, zbret në 35 persona aktiv.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, 235 persona janë prekur nga virusi korona, prej tyre 178 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin 35.

Shtabi Komunal që merret me menaxhimin e pandemisë së covid-19, është duke punuar 24 orë në ditë, me qëllim të menaxhimin sa më të mirë të pandemisë, mirëpo menaxhimi më i mirë bëhet nëse ne të gjithë i zbatojmë masat parandaluese dhe masat e kujdesit. Për këtë qëllim, edhe sot, në emër të shtabit komunal, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që ti zbatojnë masat për parandalim dhe luftimin e pandemisë, sidomos kur tani janë hapur edhe shkollat dhe kontakti, qoftë në shkollë, qoftë gjatë transportit, është më i madh. “Mbani maska mbrojtëse, mbajeni distancën e duhur dhe shmanguni nga grumbullimet e panevojshme”, thuhet në thirrjen e nënkryetarit Berisha.