Republika e Kosoves

Malishevë

Shoqata bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, ndihmon 55 familje në nevojë

2018/06/08 - 3:38

Malishevë, 8 qershor

Shoqata humanitare bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktiviteteve të tyre humanitare, sot ka ndihmuar 55 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës. Ndihma e dhënë nga kjo shoqatë bëmirëse, është nga një pako ushqimore për këto familje.

Këto ndihma, jepen në vigjilje të festës së Bajramit dhe janë gjetur të ndihmohen familjet që më shumit kanë nevojë, në mënyrë që festën e Bajramit ta presin si të gjithë të tjerët dhe mos ta ndien mungesën e gjërave ushqimore.

Vlera e pakove ushqimore është nga 55 euro.