Republika e Kosoves

Malishevë

Situata me covid19 në 24 orët e fundit në Malishevë, 2 të shëruar, 1 rast i ri dhe 1 i vdekur

2020/09/13 - 3:35

Malishevë, 13 shtator

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qenë prekur me covid19, është regjistruar një rast i ri dhe një person ka vdekur. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komunës së Malishevës.

Rast i ri i regjistruar sot, është nga fshati Rud, ndërsa numri i rasteve aktive është 37 raste.

Gjendja e përgjithshme me cvodi19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 235 raste me covid19, prej tyre 176 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 37.

Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ti zbatojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit. Po ashtu nënkryetari Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe nxënësve, që në përpikëri ti zbatojnë masat anti ccovid, tani kur do të hapen shkollat, sepse me mos zbatimin e këtyre masave, për mbajtje të maskave, mbajtje të higjienës së duarve dhe mbajtje të distancës, rrezikojmë seriozisht shëndetin  të gjithëve dhe pastaj kemi mundësi të përballemi me masa shtesë, deri te mbyllja e shkollave.