Republika e Kosoves

Malishevë

Sot 15 të shëruar dhe 23 raste të reja me covid

2022/08/06 - 3:28

Malishevë, 6 gusht

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 15 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 23 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3929 raste, prej tyre 3693 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 149 raste.