Republika e Kosoves

Malishevë

Sot dy të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

2020/10/14 - 3:30

Malishevë, 14 tetor

Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, të cilat kanë qenë të prekur me virusin korona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Këto të dhënat janë konfirmuar në të dhënat zyrtare të komunikimit të rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Raste aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, janë 10 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, apo sot shtatë muaj, e deri më sot, janë regjistruar 259 raste, prej tyre 225 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 10.