Republika e Kosoves

Malishevë

Sot në Malishevë, 1 i shëruar dhe 3 raste të reja me covid-19

2021/01/13 - 5:00

Malishevë, 13 janar

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar tri raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikim e rregullt të IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Në raportin e publikuar nga IKSHPK, ku raportohet se janë 5 raste nga Malisheva, në realitet janë 3 raste, kurse  2 raste janë persona aktiv, të cilët janë ritestuar dhe nuk janë raste të reja.

Gjendja e përgjithshme me covid -19 në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më tani me covid-19 janë regjistruar 603  raste, prej tyre 493 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 74 persona.