Republika e Kosoves

Malishevë

Sot një rast i ri dhe një i shëruar nga covid-19 në Malishevë

2020/09/16 - 3:35

Malishevë, 16 shtator

Në 24 orët e fundit një person është shëruar i cili ka qenë i prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri i prekur. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 35 raste dhe rasti i sotëm është regjistruar në fshatin Carrallukë.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Deri më tani janë regjistruar 236 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 181 janë shëruar, 22 kanë vdekur dhe raste aktive janë 34.